Ndarja e Kosovës, përplasje Berisha-Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sot ka thënë hapur atë që prej kohësh flitet në opininionin shqiptar që Sali Berisha ka bërë tregti duke i dhënë naftë Millisheviçit. Madje ai ka shkuar edhe më tej duke thënë se Berisha ka burgosur heroin Adem Jasharin dhe shumë të tjerë, transmeton Albeu.

Por Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dikur kishte respekt për ish-Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berishën, saqë edhe përqafohej me të.

Madje, në një letër që i kishte dërguar Berishës para disa viteve, Thaçi kishte shkruar se Berisha i ka mbështetur në vazhdimësi aspiratat e popullit të Kosovës për liri e pavarësi.

“…, keni mbështetur vazhdimisht aspiratat e popullit të Kosovës për liri, pavarësi, sovranitet dhe afirmim të të drejtave të shqiptarëve në rajon”, kishte shkruar Thaçi në letrën drejtuar Berishës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button