“Duam normalizimin e mëtejmë të marrëdhënieve me Turqinë”

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas tha se dëshirojnë normalizimin e mëtejmë të marrëdhënieve mes Gjermanisë dhe Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Maas në një deklaratë për gazetën “Kölner Stadt-Anzeiger” foli në lidhje me vizitën e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan që do ta realizojë në Gjermani.

Ai tha se “dëshirojmë normalizimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale”. Maas thekson se normalizimi i marrëdhënieve është në interes të të dy shteteve. Sipas tij, marrëdhëniet me Turqinë kanë një rëndësi jetike për ta për shkak të 3 milionë qytetarëve me prejardhje turke që jetojnë në Gjermani, duke theksuar se edhe Turqia ka interes sidomos për nga aspekti i marrëdhënieve ekonomike.

Shefi i diplomacisë gjermane Maas thotë se në takimet gjatë vizitës së presidentit Erdoğan do të shtrohen në tryezë çështjet të cilat po diskutohen një kohë të gjatë.

“Ende në Turqi ka shtetas gjermanë të cilët mbahen në burg. Nuk e kuptojmë pse po ndodh kështu. Temë do të jenë edhe aktivitetet e Turqisë përreth Afrinit në veriperëndim të Sirisë”, tha ai.

Mediat gjermane pretendojnë se presidenti Erdoğan do të vizitojë Gjermaninë në fund të muajit shtator.

Në lajmet që bazohen në presidencën gjermane thuhet se presidenti Frank-Walter Steinmeier ka ftuar presidentin Erdoğan para një kohe të gjatë por që ende nuk është e saktë data e vizitës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button