Zjarret në Kaliforni, paralajmërohen evakuime të reja

Autoritetet në Kaliforni kanë paralajmëruar evakuim të ri si pasojë e zjarreve, të cilat ende nuk janë vënë nën kontroll.Zyrtarët e Agjencisë Amerikane të Shërbimeve Pyjore njoftuan se është dhënë urdhër për evakuimin e 14 mijë personave për shkak të zjarrit pranë Pyllit Nacional Mendocino, njofton TCH.

Nga ana tjetër, zyrtarët thanë se zjarri që nisi javën e kaluar në rajonin Shasta në veri të Kalifornisë, i cili shkaktoi vdekjen e gjashtë personave, është marrë nën kontroll 39 për qind, por ka përfshirë një sipërfaqe prej 506 kilometrash katrorë.

Po ashtu, zjarri që shpërtheu në veri të San Franciscos dhe shkaktoi dëmtimin e 16 shtëpive ka vazhduar të rritet, thanë zyrtarët, duke shtuar se mbi 8 mijë ndërtesa janë të rrezikuara nga zjarri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button