Brad Pitt reagon pas deklaratës së Jennifer Aniston, do të rikthehen bashkë?

Jennifer Aniston dukej e mrekullueshme në setin e fundit të fotove për kopertinën e shtatorit në revistën ‘InStyle.’ Por nga ish-bashkëshorti i saj erdhën disa detaje që nuk kanë kaluar pa u komentuar edhe në mediat ndërkombëtare, shkruan Class. Brad Pitt është duke menduar për një rikthim në romancën e vjetër apo këto janë vetëm thashetheme?

Jennifer Aniston flet rrallë për jetën private, sidomos sa i përket dashurisë, por këtë herë ajo ka folur hapur për divorcin me Brad Pitt, dhe divorcin me Justin Theroux. Aktorja  tha se pavarësisht të gjithave, e di se ndarja dramatike e vitit 2005 do t’i bëjë gjithmonë kuriozë të gjithë.

“Brad e di se ai dhe Jen do të jenë gjithmonë të lidhur përmes botës së artit dhe medias dhe e di se në intervistat e ardhshme emri i tij do të përmendet dhe atij do t’i duhet të përgjigjet kur flasin për të. Kjo është mënyra se si vjen jeta dhe ata duhet t’i pranojnë kushtet e saj”, – thotë një burim i afërt me babanë e gjashtë fëmijëve për HollywoodLife.com.

Dhe tani që ajo ka dalë në një intervistë të fundit në InStyle, ai e di se njerëzit do të rinisnin të pyesin me interes për dilemën nëse ata të kthehen. Në fund të fundit, të dy e dinë këtë. Megjithatë, Brad nuk është i shqetësuar për këtë pjesë. Ka kaluar kaq shumë kohë që nga ndarja e tij me Jen. Ai mban mend kohën e bukur që ka kaluar me të dhe nëse ajo ndonjëherë flet për të, nisur nga kjo pikëpamje, për Brad është gjithçka Ok”, – vazhdon burimi.

Ata janë dy të rritur dhe kjo është e ditur. Është një humbje energjie për të folur për ndjenja të ndryshme kur është fjala për Jen. Ne të gjithë vazhdojmë jetën tonë dhe ai bën të njëjtën gjë pa u shqetësuar nga ajo që Jen mund të thotë për të tani apo në të ardhmen. Në të vërtetë, nuk është fare problemi i tij.

Ndërsa Jen, 49-vjeçare, në fakt, nuk specifikoi asnjë emër, Brad apo Justin, por ajo foli për marrëdhëniet e saj të dështuara dhe për faktin se njerëzit vazhdojnë të bëjnë thashetheme për të pse nuk ka pasur fëmijë me asnjë bashkëshort. “Është me të vërtetë çmenduri. Janë keqkuptime ‘Jen s’mund të rrijë me asnjë burrë’ dhe ‘Jen refuzon të ketë një fëmijë, sepse është e fiksuar me karrierën e saj.’ Ose që unë jam e trishtuar dhe zemërthyer. Para së gjithash, me gjithë respektin, nuk jam zemërthyer”,– tha aktorja për InStyle.

Dhe pastaj, foli edhe për fëmijët dhe arsyen pse nuk ka lindur me asnjë nga ish-bashkëshortët e saj. “Dhe e dyta, janë hamendësime të pakujdesshme. Askush nuk e di çfarë ndodh pas dyerve të mbyllura. Askush nuk e merr në konsideratë sa e ndjeshme mund të jetë kjo për mua dhe partnerin tim. Ata nuk e dinë çfarë kam përjetuar unë si nga ana shëndetësore, ashtu edhe emocionale. Ka një presion të madh për gratë për të qenë nëna dhe nëse ato nuk bëhen, atëherë shihen ndryshe. Mbase qëllimi im në këtë planet nuk është riprodhimi. Mbase kam të tjera objektiva për të arritur në jetë.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button