Kryetari i Kuvendit të Turqisë reagon ndaj vendimit të SHBA-ve

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Binali Yıldırım, tha se vendimi i Departamentit Amerikan të Thesarit për sanksione ndaj dy ministrave të Turqisë është i paligjshëm dhe tejet arbitrar, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë në lidhje me vendimin e Departamentit Amerikan të Thesarit, kryetari Yıldırım është shprehur se “Vendimi i Departamentit Amerikan të Thesarit për sanksione i cili si objektiv merr ministrin tonë të Drejtësisë, Abdulhamit Gül dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Süleyman Soylu, është një vendim i paligjshëm dhe tejet arbitrar. Dënoj fuqishëm këtë vendim i cili është tregues i një qëndrimi të parespektueshëm ndaj proceseve gjyqësore në Turqi dhe presim që të kthehet nga ky gabim”.

Reagimi i tij erdhi një ditë pasi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, tha se do të vendosin sanksione ndaj ministrave Soylu dhe Gül, për mos lirimin e pastorit amerikan Andrew Craig Brunson i cili përballet me akuza për terrorizëm në Turqi.

Sanders po ashtu ishte shprehur se do të bllokohen pasuritë e mundshme të dy ministrave në SHBA.

Ndërkohë Ministria e Jashtme e Turqisë, mbrëmë protestoi fuqishëm ndaj vendimit të Departamentit Amerikan të Thesarit, duke kërkuar nga administrata amerikane të tërhiqet nga “vendimi i gabuar”.

Brunson u transferua në arrest shtëpiak javën e kaluar, pasi ishte arrestuar në provincën e Izmirit në dhjetor të vitit 2016. Ai akuzohet për spiunazh për PKK-në, e njohur si organizatë terroriste në SHBA dhe Turqi dhe organizatën terroriste FETO, e cila qëndron prapa tentativës për grusht shteti në korrik të vitit 2016, që martirizoi 251 persona dhe plagosi mijëra të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button