Collina dorëhiqet nga detyra e tij në UEFA

Dorëhiqet nga detyra e tij kreu i gjyqtarëve në Federatën Evropiane të Futbollit (UEFA), Pierluigi Collina, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga UEFA thuhet se 58 vjeçari Collina është dorëhequr nga detyra e tij për shkaqe personale. UEFA njofton se në vend të tij është emëruar Roberto Rosetti.

Collina për 6 vite me radhë (1998-2003) ka marrë titullin e “gjyqtarit më të mirë në botë” nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS). Ai ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në mes të viteve 1988-2005.

Collina që nga viti 2010 e deri më tani ishte në detyrën e kreut të gjyqtarëve në UEFA.

Kurse gjyqtari Italian Rosetti, në vitin 2008 ishte zgjedhur “gjyqtari i vitit” nga IFFHS. Ai gjatë viteve 2006-2009, 4 vite radhazi, është zgjedhur gjyqtari më i mirë në shtetin e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button