Ibrahimoviç shënon hat-trickun e parë në SHBA

Futbollisti suedez Zlatan Ibrahimoviç ka shënuar hat-trickun e tij të parë në Ligën e Parë Amerikane të Futbollit (MLS), raporton Anadolu Agency (AA).

Ibrahimoviç shënoi tre gola për ekipin e Konferencës Perëndimore Los Angeles Galaxy kundër Orlando City nga Konferenca Lindore, ndeshje që përfundoi me rezultatin 4-3.

Sulmuesi suedez shënoi në minutat 47, 67 dhe 71, duke e realizuar hat-trickun e tij parë në MLS dhe duke i siguruar fitoren ekipit të tij.

36 vjeçari Ibrahimoviç ka shënuar gjithsej 15 gola në 17 paraqitje me fanellën e Los Angeles Galaxy.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button