Zimbabveja voton për herë të parë pa Mugaben

Qytetarët në Zimbabve votojnë sot në zgjedhjet e para pa përfshirjen e udhëheqësit shumëvjeçar, Robert Mugabe.

Presidenti themelues i këtij vendi, Mugabe, u rrëzua në një puç vitin e kaluar, pas pothuajse katër dekadash në pushtet, transmeton REL.

Garuesit kryesorë në zgjedhjet e sotme presidenciale janë presidenti në detyrë, Emmerson Mnangagwa, nga partia qeverisëse Zanu-PF, dhe udhëheqësi i opozitës, Nelson Chamisa.

Zgjedhjet parlamentare dhe lokale zhvillohen po ashtu.

Rezultatet priten më 14 gusht.

Sondazhet i japin Mnangagwas, 75 vjeç, epërsi të vogël daj rivalit të tij 40-vjeçar, i cili udhëheq Lëvizjen për Ndryshim Demokratik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button