“Billboard” përzgjedh videoklipet e shekullit (VIDEO)

Në epokën e internetit, videoklipet e këngëve nuk e kanë humbur rëndësinë.

Revista amerikane “Billboard” rendit 100 videoklipet muzikore më të bukura të shekullit 21, me artistët që kanë thyer kufirin dixhital për kulturën pop, transmeton TCH.

Beyoncé, Eminem e Madonna, dhe padyshim Lady Gaga, janë pjesë e klasifikimit, por kjo e fundit për më tepër me meritën se solli kinemanë në muzikë. “Bad romance” shpallet nga “Billboard” si video më e mirë muzikore e shekullit, sepse inauguroi një epokë të re muzikore, që sipas revistës tregoi se koncepti i një videoklipi mund të zgjerohet dhe mund të tregojë një histori, njëjtë si një film me metrazh të shkurtër.

“Bad romance” e publikuar më 2009-ën shihet si kënga që u tregoi artistëve të tjerë të muzikës pop se mund të bëjnë më shumë në një kohë kur rëndësia e MTV është eklipsuar nga youtube, ndërsa shitjet e kopjeve fizike të albumeve janë zëvendësuar me publikimet në internet.

Në klasifikimin e “Billboard”, pas Lady Gagës renditet po një videoklip i 2009-ës: Missy Elliott, me “Work It” dhe Beyoncé, Formation e vitit 2016. Divën e popit e gjejmë sërish në vendin e 8 me “Single ladies” të ndjekur nga “Fatboy Slim”, “Weapon of Choice”.

Nuk mungon në vendin e gjashtë. Rihanna & Calvin Harris me “We Found Love”.

Në 10-shen e parë gjejmë dhe Britney Spears me Toxic të 2004-ës. Por përveç ikonave të muzikës, rikthehet edhe Cristina Aguilera, PSY e Gangnam Style, ndërsa nuk mungon edhe Dua Lipa me “New Rules” në vendin e 74-t.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP