Qeveria: Pa gazsjellës dëmi ndaj mjedisit jetësor do të jetë shumë më i madh

Qeveria e Republikës së Maqedonisë i ndjek reagimet e organizatave të qytetarëve dhe pikërisht për shkak kësaj, përmes institucioneve kompetente, u qas në planifikimin e trasesë së re për gazsjellësin i cili kalon përmes Vodno-s, në mënyrë që të sigurohet realizimi i këtij projekti ekologjik me efekt minimal ndaj mjedisit jetësor.

“REM SHA Shkup, përpunoi propozim të trasesë së re, me të cilin dukshëm zvogëlohet përfshirja e drunjve në Vodno – me propozimin e ri, përfshirja e ndërhyrjes ndaj drunjve zvogëlohet për 3.000 metër kub në rreth 1.400 metra kub. Shtesë, traseja zvogëlohet prej 25 në 10 metër gjerësi dhe shmangen pjesët ku ka masë të madhe të dendur të drunjve. Traseja e re publikisht u shqyrtua dhe u definua nga ana e përfaqësuesve të institucioneve”, thuhet në kumtesën e pres qendrës qeveritare, transmeton MIA.

Nga Qeveria theksojnë se në këto momente nuk ka aktivitete ndërtimore në Vodno, ndërsa mekanizimi është i pranishëm në këtë lokacion tanimë katër muaj.

“Në rrjedhë janë aktivitetet përgatitore për riprojektimin e trasesë, me qëllim që të sigurohet trase e re me të cilën do të sigurohet mbrojtja maksimale e mjedisit jetësor. Në periudhën në vazhdim janë planifikuar aktivitete në pjesë ku nuk është paraparë ndryshim i trasesë, gjegjësisht pjesë ku nuk rrezikohet mjedisi jetësor”, theksohet në kumtesë.

Sipas Qeverisë traseja e re do të shkaktojë shpenzime më të mëdha po me atë çmim do të sigurohet dëmi më i vogël i mundshëm ndaj mjedisit jetësor.

“Si kompensim për vegjetacionin e dëmtuar, do të mbillet i ri, në sasi më të mëdha, do të formohen fusha të reja të mbrojtjes të Vodno-s drejt Matkës, ndërsa do të pyllëzohet edhe pjesa jugore”, thuhet në kumtesën qeveritare.

Gazsjellësi është projekt tipik ekologjik i cili do të ketë efekt serioz pozitiv për mjedisin jetësor.

“Definimi i trasesë së re për këtë gazsjellës nuk është i mundshëm, sepse ai do të sjellë disa probleme më të mëdha dhe dëme ndaj shtetit dhe qytetarëve: humbje kohe për realizimin e gazsjellësit, probleme ligjore me tjetërsimin e tokës, humbjen e huas për pagesën e intereseve të mëdha shtesë, vonesë serioze në realizimin e projektit ekologjik-gazsjellësin, dhe me atë nxitjen e më tejme të ngrohjes me dru, në vend me gaz, që e rrezikon mjedisin jetësor”, thuhet në kumtesën e Qeverisë. 

Eko aktivistët kërkojnë të tërhiqet mekanizmi ndërtimor për gazifikim nga Vodno

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button