Ministri iranian: Ka ndarje mes SHBA-ve dhe Evropës dhe kjo duhet shfrytëzuar

Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Javad Zarif tha se ka një ndarje në mes të SHBA-ve dhe shteteve të Evropës, duke shtuar se kjo duhet të shfrytëzohet, raporton Anadolu Agency (AA).

Zarif në një fjalim të mbajtur në një mbledhje në Teheran, ku morën pjesë ambasadorët dhe zyrtarët e sektorit privat, tha se SHBA-të, të cilët i quajti si ‘të varur nga vendosja e sanksioneve’, do ta kuptojnë se kjo nuk do të sjellë përfitime.

Ai tha se nuk ka një mendim të tillë si ajo e krijimit të ndarjes në mes të SHBA-ve dhe Evropës. “Por, ka një ndarje dhe ne mund ta shfrytëzojmë atë”, tha Zarif.

Sipas tij, SHBA-të gjithnjë e më shumë po vetmohen në skenën ndërkombëtare. Zarif thekson se sanksionet që synohen të zbatohen ndaj vendit të tij janë në kundërshtim me vendimin numër 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button