Mjaftni më me atë fjalorin e ngushëllimeve ateiste, titiste-enveriste ndaj Adem Demaçit!

Pas lajmit të papëlqyeshëm për vdekjen e Adem Demaçit, f.b.-të, portalet e ndryshme  anekënd trojeve shqiptare bombarduan me ngushëllimet ndaj njëri tjetrit: “Vdiq Mandella i Ballkanit”, “Vdiq simboli i rezistencës”, “Ndërroi jetë idealisti i ç’ështjes kombëtare”, Vdiq frymëzuesi i lirisë” e etj.etj.

Për fat të keq, të gjitha këto ngushëllime dhembjesh ndaj tij na duken të zbrazura, sipërfaqësore, të pasinqerta, sa për sy e faqe; për fat të keq,  jemi popull që vdekjen e duam më shumë sesa jetën e lirinë e tjetër kujt, të keqen e bëjmë më të zëshme sesa të mirën; për fat të keq, sa ishte gjallë Adem Demaçi e respektonin, fotografoheshin, krenoheshin e kënaqeshin me diskutimet e tij të sinqerta e tē qarta, ama, askush prej nesh s’donte sakrificën e jetës së tij idealiste.

Në nëntekst, porosia e ngushëllimeve të shumta popullore është kjo: “Baci Adem ne e çmojmë idealin tuaj, ama, ne s’duam  të  sakrifikojmë jetën, s’duam të jemi idealistë sikurse ju, ne duam tē jemi materialistë për të jetuar mirë.
Ju i nderuar Demaçi, ani se e keni kaluar pjesën më të mirë të jetës suaj nëpër kazamatet serbe-jugosllave, ama ne jo, ne e duam jetën e lezetshme familjare e shoqërore. Ani se ju, zotëri Demaçi, keni çuar jetë të dinjitetshme e me shumë sfida, ama ne, s’duam të jemi të dinjitetshëm, por laramanë, prandaj jemi anëtarësuar nëpër grupe të ndryshme partiake, kulturore e shoqērore vetëm e vetēm për të jetuar lehtësisht, mirë e këndshëm, e maezallah si ju, i nderuar Adem Demaçi.”

Eh më!, na kanë gërditur shkrimet ngushëlluese të disa personave pa farë ideali kombëtarë, ngushëllimet e bijëve e bijave të komunistëve, spiunave intelektualë, mizivirëve, interesxhinjve partiakë e universitarë, përqeshësit e idealeve të mëdha.

Shtojcë:
Kot, jemi popull që se njohim kulturën e ngushëllimeve, në vend  të themi: “Mu bëfshin fëmijët e mi Adem Demaça e Adem Jashara!,  nga fika mos të bëhen Adema, themi; “Vdiq idealisti Adem Demaçi”, në vend që të ngushëllohemi për idealet e tij ndaj vetëvetes, familjes e popullit tonë, ne i japim vetëm elozhe ngushëlluese bacit Adem Demaçit.
Në vend qē të bëjmë lutje mistike-religjioze për Adem Demaçin, për shkak se kodi dhe lidhshmëria metafizike shpirtërore e të gjallëve ndaj të vdekurve janë vetëm lutjet e asgjë tjetër, ne përdorim fjalorin e ngushëllimeve ateiste titiste-enveriste.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button