Egjipt: Gjykata shqiptoi 75 dënime preliminare me vdekje

Gjykata e Egjiptit ka shqiptuar 75 dënime me vdekje për personat e dyshuar që akuzoheshin për kampin protestues në Kajro në vitin 2013, i cili më pastaj u hoq me dhunë, raporton Anadolu Agency (AA).

Burime brenda gjyqësorit thonë se gjykata i drejtoi të dënuarit tek autoriteti suprem fetar, tek Myftiu i Madh, i cili do të duhet të shqyrtojë dënimet e shqiptuara me vdekje me akuzat për vrasje dhe bllokim të rrugëve.

Ligji i Egjiptit parasheh që para verdikit të plotfuqishëm për dënimet me vdekje, rastet t’i dërgohen për shqyrtim Myftiut të Madh, ndonëse vendimi i tij nuk është detyrues.

Gjykata ka vendosur 8 shtatorin si datë për hyrje në fuqi të vendimit.

Në mesin e të dënuarve janë disa liderë të Vëllazërisë Muslimane, siç janë Essam al-Erian dhe Mohamed el-Beltagi, por edhe imamët Safwat Hegazi dhe Wajdi Ghoneim.

Aktualisht, në Egjipt ka 30 të dënuar me vdekje, për të cilët ka një vendim përfundimtar, ndonëse nuk dihet numri i atyre për të cilët ka një dënim me vdekje të shkallës së parë. Organizatat për të drejtat e njeriut thonë se bëhet fjalë për qindra të tillë.

Presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në Egjipt, Mohamed Morsi, u përmbys nga pushteti përmes një grusht shteti ushtarak në vitin 2013. Që atëherë, autoritetet egjiptiane kanë nisur operacione ndaj mbështetësve të tij dhe grupit të tij të Vëllazëria Muslimane, duke vrarë qindra dhe duke burgosur mijëra të tjerë.

Në vitin 2016 Morsi u dënua me 20 vite burgim për vrasje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button