Terapi e re për pacientët me hepatit, kyç zbulimi i hershëm

Me terapi të re do të mjekohen pacientët me  virusin Hepatit prej në fund të këtij viti, do të përpunohet edhe strategjia kombëtare, por kyçe për t’u ballafaquar me këtë problem janë skriningu dhe zbulimi i hershëm, porosit sot ministri i Shëndetësisë, Venko Felipçe, njofton KOHA.

Aktivitetet sivjet i janë kushtuar gjetjes së njerëzve të cilët nuk janë të vetëdijshëm se e kanë këtë virus.

Sipas Filipçes, janë siguruar mjete deri në fund të këtij viti të vihet terapi e re dhe nuk do të shfrytëzohet terapia e vjetër, e cila me vite zbatohet dhe nuk jep efekt si të rejat.

Milan Mishkoviq nga qendra HEPAR tregon se për pacientët është terapi shumë e rëndësishme e cila, siç thotë, do të mundësojë edhe zvogëlimin e numrit të të prekurve nga karcinomi dhe prej karcinomit hepatocelular, ndërsa me atë do të zvogëlohen edhe transpalntimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP