Shkëndijë “minimale” ndaj Sherifit, vendos sërish Ibraimi

Shkëndija e Tetovës priti në stadiumin “Filipi II” të Shkopit, moldavët e Sheriff Tiraspol, në sfidën e vlefshme për turin e dytë të eliminatoreve të Ligës së Kampionëve.

Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Qatip Osmani arritën të marrin një fitore minimale 1-0, në një sfidë aspak të lehtë, ndaj një kundërshtari që bëri gjithçka për të gjetur rrjetën, transmeton TCH.

Edhe këtë herë, suksesi u vulos nga sulmuesi kryesor i kuqezinjve, Besart Ibrahimi, i cili fitoi një goditje dënimi dhe po vetë e dërgoi topin në rrjetë, falë një goditjeje mjeshtërore, në minutën e 24 të pjesës së parë.

Ky rezultat natyrisht që çon Shkëndijën më të avantazhuar në Moldavi, por kualifikimi vijon të mbetet i hapur, ndaj kuqezinjtë duhet të djersijnë shumë, për të vijuar eksperiencën në turin e ardhshëm të Champions League.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP