Transferi i Andre Schurrle, nisin testet mjekësore

Sulmuesi i Borussia Dortmund, Andre Schurrle është pranë transferimit te një klub i ri.

“Sky Sports News” ka bërë të ditur se ylli gjerman është nisur për në Londër të martën mbrëma para testeve mjekësore në Fulham, gjatë ditës së sotme.

Menaxheri i Fulhamit, Slavisa Jokanovi ka siguruar marrëveshjen me Schurrlen për transferimin e tij në Angli, përcjell Lajmi.net.

Schurrle kërkohej edhe nga Crystal Palace dhe Milan, por së shpejti pritet të zyrtarizohet si blerje e re e ekipit të Fulhamit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button