Tërmet prej 5,7 ballësh godet jugun e Iranit

Së paku 40 persona janë lënduar në tërmetin e sotëm që goditi pjesën jugore dhe perëndimore të Iranit, raporton Anadolu Agency (AA).

Tërmeti me fuqi prej 5,9 ballësh goditi sot në mëngjes provincën jugore Hurmuzgan dhe atë perëndimore Kermanshah.

Tërmeti ndodhi në ora 09:37 sipas kohës lokale, ndërsa në rajon u dërguan shumë zjarrfikës, ekipe mjekësore dhe të shpëtimit. Një orë më pas janë regjistruar së paku 20 dridhje shtesë të tokës.

Guvernatori i provincës Kermanshah, Husheng Bazvend, njoftoi se rajoni më i rrezikuar ka qenë Taze Abad në të cilin u lënduan së paku 40 persona.

Ai për agjencinë e lajmeve ISNA tha se një numër i madh shtëpish në periferi janë shkatërruar.

Paralelisht me këtë, zëdhënësi i Entit Meteorologjik të Administratës Kurde në Irakun Verior Aji Cheto për AA tha se tërmeti është ndier edhe në Irak, edhe atë nga Bagdadi deri në Erbil.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button