As Lopetegui nuk e bind Kovacicin, kroati do largimin

Mateo Kovacic është i bindur se duhet të largohet nga Reali i Madridit, për t’u transferuar në një skuadër ku do të kishte mundësi për të luajtur në vazhdimësi. As trajneri Julen Lopetegui nuk ka arritur t’ia kthejë mendjen kroatit në takimin që patën kokë më kokë në qendrën sportive të Realit. 24-vjeçari, pjesë e “Los Blancos” prej tre sezonesh, ku ka fituar 3 Champions League radhazi, këmbëngul se duhet të ndryshojë skuadër që këtë verë, transmeton Supersport.al.

“Do të më pëlqente të luaja më shumë në Madrid, sepse e dashuroj futbollin, por e di mirë që këtu e kam të vështirë të jem në fushë në vazhdimësi. E kuptoj situatën e krijuar, ndaj mendoj se zgjidhja më e mirë do të ishte largimi nga Madridi drejt një klubi ku hapësirat do të ishin më të gjëra. Kjo është ajo që dua në këto momente,” – është shprehur Kovacic për Marcan.

Përtej dëshirës së trajnerit Lopetegui për ta patur alternativë të rëndësishme në formacionin e tij, Reali duhet të pranojë vendimin e lojtarit për t’u larguar. Kartoni i tij vlen rreth 50 milionë euro, jo pak për një futbollist që gjithmonë ka qenë zgjedhje e dytë në Madrid.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP