A e dini se kafshët kanë radarë sizmikë, për tërmetet

Thuhet se minjtë, gjarpërinjtë dhe shumëkëmbëshat i braktisin strofkullat për në vende të sigurta ditë më parë se të lindë një tërmet shumë shkatërrues. Informacioni i shërbimit gjeologjik na sjell një rast sizme të hershme që ka ndodhur në Greqi në shek 373 para krishtit dhe është referenca më e hershme e kapaciteteve të kafshëve për të parashikuar tërmete. Kjo është një sjellje e pazakontë ku ekzistojnë regjistra të shumtë siç bën me dije një studim nga qendra e gjeoshkencave në Gjermani që ka studiuar 729 informacione të lidhura me 160 tërmete. Sipas këtij studimi sjellja e këtyre kafshëve shkonte muaj para se të ndodhë sizma, diçka shumë e habitshme, nëse do të kemi parasysh se as sensorët më modernë nuk e kanë patur këtë saktësi parashikimi. / bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP