BE mirëpret heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme në Turqi

Bashkimi Evropian (BE) mirëpret heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme në Turqi, të vendosur pas tentativës për grusht shteti në vitin 2016, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Zyra e përfaqësueses së lartë për politika të jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Federica Mogherini thuhet se “Përfundimi i gjendjes së jashtëzakonshme në Turqi, e cila është vendosur në zbatim nga tentativa për grusht shteti në vitin 2016, është një hap i mirëpritur”.

Në deklaratë thuhet se dhënia e kompetencave të jashtëzakonshme autoriteteve të ndryshme në bazë të disa projekt-ligjeve dhe vendosja e disa masave kufizuese në lidhje me gjendjen e jashtëzakonshme mund të ulë ndikimet pozitive që mund të dalin nga heqja e gjendjes së jashtëzakonshme.

Më tej thuhet se nga Turqia pritet të zbatojë rekomandimet e Këshillit Evropian dhe të Komisionit të Venecias për çështjen e ndarjes së forcave. Në deklaratë po ashtu bëhet thirrje që të eliminohen elementet e gjendjes së jashtëzakonshme të cilat kanë ndikuar negativisht në sundimin e ligjit, pavarësinë e gjyqësorit dhe liritë themelore.

“Hapat konkrete dhe të përhershme që do të ndërmerren për sundimin e ligjit dhe liritë themelore kanë rëndësi kyçe për të ardhmen e marrëdhënieve BE-Turqi”, thuhet në deklaratë.

Turqia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për herë të parë më 20 korrik të vitit 2016 pas tentativës vdekjeprurëse për grusht shteti të orkestruar nga FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gülen, tentativë e cila la 251 dëshmorë dhe rreth 2.200 të tjerë të plagosur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button