Këshilli i Etikës reagon për incidentin e djeshëm me fotografët

Këshilli për Etikë në Mediat e Maqedonisë (KEMM) pret që Qeveria e Maqedonisë ta shqyrtojë rastin e djeshëm në të cilin disa fotografëve u është ndaluar që të fotografojnë në një vend të caktuar, gjatë kohës së takimit të liderëve në Klubin e Deputetëve, njofton Portlb.mk.

“Është e pa tolerueshme që përfaqësuesit e pushtetit të përdorin fjalor të jo-shembullor dhe të sillen me arrogancë ndaj punëtorëve mediatik – kjo është në kundërshtim me Kodin Etik për zyrtarët shtetëror. Puna e gazetarëve, fotografëve dhe punëtorëve tjerë mediatik patjetër duhet të jetë e lirë dhe pa asnjë kërcënim dhe trysni, ndërkaq shteti në pajtueshmëri me nenin 10 të Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut është përgjegjëse për ndërmarrjen e të gjitha masave aktive me qëllim që të krijohet dhe të mbahet klimë e favorshme për lirinë e shprehjes. Rikujtojmë se përgjegjësia e këtillë del edhe nga rekomandimet e Komitetit të Ministrave të Evropës rreth mbrojtjes së gazetarisë dhe sigurisë së gazetarëve dhe aktorëve tjerë mediatik”, thonë nga KEMM.

Mu për atë, shtohet në reagim, nga shërbimi për marrëdhënie me publikun dhe në përgjithësi nga përfaqësuesit e qeverisë pritet që të tregojmë mirëkuptim maksimal për nevojat e punëtorëve mediatik dhe t’i sigurojnë kushtet e patjetërsueshme për realizim të papengueshëm të të drejtave dhe interesave të tyre.

“Çfarëdo pengese dhe shqetësim në punën e tyre do të ndikojë edhe ndaj mënyrës se si do të punojnë dhe raportojnë. Shteti dhe institucionet e saja patjetër duhet që ta kenë parasysh se është e nevojshme në mënyrë të vazhdueshme që të kenë rol afirmativ në nxitjen e lirive të mediave, lirisë së informimit dhe lirisë së shprehjes. Gjithkund ku këto liri janë nën rrezik, do të jetë nën rrezik edhe roli i mediave në proceset demokratike dhe sundimin e ligjit”, deklarojnë nga KEMM.

Ndryshe, disa fotoreporter dje nuk arritën t’i fotografojnë liderët e partive politike që morën pjesë në takimin mes liderëve. Ata thonë se pjesëtarë të sigurimit nuk i lejuan ta bëjnë punën e tyre në hyrje të objektit siç kërkuan.

Fotografët për këtë janë ankuar, ndërkaq ashtu siç deklaruan ata, pas kësaj këshilltari i kryeministrit, Marjan Zabrçanec, u ka thënë se “11 v jet ju kanë shkelur dhe keni heshtur, tani e gjetët të flisni”.

Në shenjë proteste, fotoreporterët i kanë lëshuar fotoaparatet para hyrjes së klubit të deputetëve.

Pas rastit në fjalë, Zabërçanec në “Facebook” ka deklaruar se kjo gjë nuk është e vërtetë, gjegjësisht se fotografëve nuk u është ndaluar ta kryejnë punën e tyre.

Qëndrimi e tij kundër ankesave të fotoreporterëve e shprehu edhe zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski në rrjetin social “Facebook” i cili thotë se të gjithë punojnë pa pengesa.

Ndaj këtij rastit, ka pasur reagime të shumta, në mesin e të cilave është edhe ai i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, e cila ka kërkuar nga Qeveria që urgjentisht ta hetojnë situatën e tillë me tre fotoreporterët të cilët thonë se nuk kanë mundur ta kryejnë punën e tyre nga pjesëtarët e sigurimit në fillim të takimit.

Fotoreporterët u ankuan se nuk mundën t’i fotografojnë liderët, ja çfarë thonë nga Qeveria

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button