Avramopullos: Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave

Komisari evropian për migrim, punë të brendshme dhe shtetësi, Dimitris Avramopullos në tekstin autorial në gazetën “Koha Ditore” ka porositur se Kosova ka arritur progres dhe kriteret për liberalizimin e vizave janë përmbushur, njofton korrespondenti i MIA-s në Prishtinë.

“Një kapitull i rëndësishëm në historinë tonë të përbashkët: Kosova i plotëson kushtet për liberalizimin e regjimit të vizave”, shkruan Avramopullos në tekstin që gazeta e Prishtinës e publikon në numrin e nesërm.

Sipas tij, “pas shumë vitesh dhe muaj punë të mundimshme, KE tani konfirmon se Kosova i ka përmbushur të gjitha standardet për liberalizimin e vizave”.

“Tani ne e inkurajojmë Këshillin e Evropës dhe Parlamentin evropian të vazhdojnë përpara me propozimin tonë. Unë me të vërtetë mendoj se jemi shumë afër për regjim të vetëm vizash për krejt rajonin që do të vendoset shumë shpejt”, shkruan Avramopullos.

Ai bashkë me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi sot në orën 16:30 në pres konferencë në Bruksel do ta kumtojnë lajmin për vendimin e KE-së lidhur me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button