Ahmeti: Kongresi i BDI-së ka mundësi të shtyhet (VIDEO)

“Ka shumë zhvillime më të mëdha se sa organizimi i Kongresit, ka ndodhur kjo edhe në periudha të mëhershme, në zhvillime të tilla kaq të rëndësishme janë shtyrë kongreset”, kështu u përgjigj kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, pas koktejit të organizuar për marrjen e ftesës për në NATO, në pyetjen e Portalb.mk, se kur do ta organizojë kongresin partia, raporton Portalb.mk.

Ndonëse nëpër media janë spekuluar emra, Ahmeti nuk zbuloi se a ka kandidatë të cilët do të garonin për kreun e partisë.

“Sa i takon kandidaturave, në Bashkimin Demokratik për Integrim nuk është kundërshtuar, përherë ka pasur hapësirë për kandidatë dhe për garë të hapur”, tha shkurt Ahmeti, duke mos treguar nëse ai do të rikandidojë.

Ndryshe, që nga qershori i vitit 2002, atëherë kur edhe është themeluar partia, kryetar i BDI-së është Ali Ahmeti.

Lideri i partisë zgjedhet/rizgjedhet në katër vjet. Kongresi i fundit i partisë, apo i treti me radhë, është mbajtur në qershor tëvitit 2014, në Tetovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP