Ushtria izraelite arrestoi 29 palestinezë

Ushtarët izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar arrestuan 29 palestinezë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ushtria izraelite ka njoftuar se mbrëmë në disa lokacione në mbarë Bregun Perëndimor kanë arrestuar palestinezët nën akuza për pjesëmarrje në aktivitete terroriste.

Në qytetet Ramallah, Hebron dhe Betlehem në Bregun Perëndimor, nga shtëpitë palestineze u arrestuan 11 persona, bën të ditur Shoqata e të Burgosurve Palestinezë, ndërsa 18 të tjerë u arrestuan në Nablus, Jenin, Qalqiliya dhe Tulkarem. Palestinezët u arrestuan për hetime të mëtejshme, thuhet në njoftim.

Forcat izraelite pothuaj se çdo ditë kryejnë operacione në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor, ku nën pretendime të ndryshme arrestojnë palestinezët.

Të dhënat e shoqatave të të burgosurve thonë se në burgjet izraelite ndodhen rreth 6.400 palestinezë, prej të cilëve 350 të mitur.

Tensionet në Lindjen e Mesme u thelluan pas zhvendosjes së ambasadës së SHBA-së në Kuds, i cili u pushtua nga Izraeli në vitin 1967.

Mijëra palestinezë nga fundi i marsit në kufirin e Gazës protestojnë kundër pushtimit izraelit dhe këkojnë të drejtën e kthimit në tokat e tyre.

Kudsi Lindor, të cilin palestinezët e duan si kryeqytet të tyre për shtetin e Palestinës, mbetet në qendër të përleshjeve disa dekadashe në Lindjen e Mesme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button