Thanë se e vodhi medaljen e Botërorit, zbulohet pse veproi ashtu gruaja misterioze (VIDEO)
Një moment i dyshimtë gjatë ceremonisë së ngitjes së trofeut në Botërorin e Rusisë ka bërë xhiron e botës.
Vë video shihej një grua misterioze e cila vidhte një nga medaljet e arta dhe e fuste në xhep.
Ishte Marion Mayer-Vorfelder, vajza e ish-presidentit të federatës gjermane, e cila qëndronte pas presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino dhe presidentit rus, Vladimir Putin.
Në një moment ajo u duk sikur futi një medalje në xhep.
Pas shumë spekulimeve, FIFA është detyruar që të bëjë një sqarim zyrtar. Sipas tyre, ishte një medalje e tepërt.
Në total shpërndahen 50 medalje për çdo ekip. Por ekipit francez i mungonte një anëtar. Medaljen e mbetur ajo e futi në xhep. Sipas FIFA-s, ajo u dërgua më vonë. Diçka normale.
Am I the only one who saw this woman steal a medal?! ????♂️
Did she think we wouldn’t see? What don’t I know! #WorldCupFinal #france pic.twitter.com/NPepuHLKjN
— Cosby Siringi (@TheRealCosbo) July 15, 2018