Thanë se e vodhi medaljen e Botërorit, zbulohet pse veproi ashtu gruaja misterioze (VIDEO)

Një moment i dyshimtë gjatë ceremonisë së ngitjes së trofeut në Botërorin e Rusisë ka bërë xhiron e botës.

Vë video shihej një grua misterioze e cila vidhte një nga medaljet e arta dhe e fuste në xhep.

Ishte Marion Mayer-Vorfelder, vajza e ish-presidentit të federatës gjermane, e cila qëndronte pas presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino dhe presidentit rus, Vladimir Putin.

Në një moment ajo u duk sikur futi një medalje në xhep.

Pas shumë spekulimeve, FIFA është detyruar që të bëjë një sqarim zyrtar. Sipas tyre, ishte një medalje e tepërt.

Në total shpërndahen 50 medalje për çdo ekip. Por ekipit francez i mungonte një anëtar. Medaljen e mbetur ajo e futi në xhep. Sipas FIFA-s, ajo u dërgua më vonë. Diçka normale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP