Trump: Takimi me Putinin “madje ishte më i mirë” se samiti i NATO-s

Presidenti amerikan Donald Trump theksoi se takimi që pati me presidentin e Rusisë Vladimir Putin ka qenë “madje më i mirë” se takimi me aleatët transatlantik në samitin e mbajtur para do kohe të NATO-s në Bruksel, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ndonëse kisha takim të shkëlqyeshëm me NATO-n, ku mblodha sasi të mëdha të parave, mbajta takim madje edhe më të mirë me presidentin rus Valdimir Putin”, shkroi Trump në profilin e tij në Twitter.

Në një prej mesazheve në rrjetin social presidenti i SHBA-ve theksoi se NATO para samtit ka qenë e dobët.

“NATO ishte e dobët, por tani sërish është e fortë (keq për Rusinë)”, shkroi Trump.

Trump dhe Putin dje u takuan në Helsinki të Finlandës, ndërsa pas samitit iu adresuan gazetarëve duke theksuar se ekziston dëshirë dhe gatishmëri e dyanshme për vendosjen e dialogut afatgjatë dhe normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Presidenti i SHBA-ve po ashtu më 11 dhe 12 korrik ishte i pranishëm në samitin e NATO-s në Bruksel, pas të cilit porositi se aleanca është shumë më e fuqishme se para takimit.

Trump në konferencën për media të mbajtur pas takimit të jashtëzakonshëm të ditës së fundit të samitit deklaroi se aleatët, në raport me vitin e kaluar, në masë të konsiderueshme kanë ndarë për shpenzimet e mbrojtjes.

Ai shtoi se rritja ka ndodhur pasi ai erdhi në funksion. Ai tha se aleatët vetëm vitin e kaluar siguruan 33 miliardë dollarë dhe konsideron se kjo së shpejti do të rritet në 40 miliardë.

I pyetur për mundësinë e tërheqjes së SHBA-ve nga NATO nëse rritja e mjeteve për shpenzime nuk mjafton, dhe nëse atë mund ta bëjë pa aprovimin e Senatit amerikan, Trump tha se supozon se atë mund ta bëjë, por se nuk ka nevojë për një të tillë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button