Komuna e Gostivarit planifikon prodhim të rrymës nga mbetjet e deponisë “Rusino”

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari dhe drejtori i kompanisë Waterloo Hastings Energy, Philippe de Beauregard, nënshkruan sot një Memorandum bashkëpunimi për zbatimin e projekteve në nivel lokal dhe rajonal, me theks të veçantë trajtimin e mbetjeve dhe ujërave.

Qëllimi i këtij memorandumi është bashkëpunimi në fushën e zhvillimit ekonomik, krijimin e partneriteteve publike-private, si dhe kujdesi mjedisor dhe trajtimi i mbeturinave dhe ujërave.

Pas nënshkrimit të Memorandumit, kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, në pres-konferencë shprehu kënaqësinë e veçantë për nënshkrimin e memorandumit me një kompani që do të bëjë investim në deponinë rajonale të Rusinos.

“Muajin e ardhshëm do t’i definojmë të gjitha detajet për kontratën për investimin që do të jetë partneritet publiko-privat, ku do të parashihet saktë periudha kohore e implementimit të projektit Shpresoj se do të kemi edhe përkrahjen e qeverisë, sepse ne tashmë e kemi kryer obligimin që kërkohej nga ne, respektivisht të krijojmë partneritet publiko-privat dhe shpresoj se shumë shpejt do të nënshkruhet edhe kontrata për investim, respektivisht në fillim të muajit shtator, pas përcaktimit të të gjitha detajeve të nevojshme”, deklaroi kryetari Taravari.

Ai nënvizoi se krahas menaxhimi të mbetjeve, do të bëhet edhe riciklimi i tyre si dhe do të prodhohet rrymë elektrike në të njëjtin vend, me çka do të zgjidhet problemi me mbeturinat për gjithë rajonin e Pollogut dhe do të kemi edhe dobi ekonomike nga ky projekt.

Nga ana tjetër, drejtori i kompanisë franceze “Waterloo Hastings Energy”, Philippe de Beauregard, theksoi se kompania e tij është e gatshme për krijimin e partneritetit publiko-privat me Komunën e Gostivarit dhe se investimi në lidhje me këtë projekt gjigant në deponinë Rusino, do të bëhet 100 për qind nga ana e kompanisë së tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP