Qeveria do të bëjë ndryshime ligjore që KSHZ të votohet pa opozitën

Shumica parlamentare ka përgatitur propozim – ligj, sipas të cilit mund të bëhet zgjedhja e anëtarëve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor me shumicë absolute, në vend me shumicë të kualifikuar ose me dy të tretat, gjegjësisht pa votimin e opozitës, njofton Portalb.mk.

Asht siç shkruan gazeta maqedonase “Slloboden Peçat”, Qeveria bën ndryshim të Kodit Zgjedhor me qëllim që të zhbllokohet zgjedhja e anëtarëve të KSHZ-së.

Propozim – ndryshimi i Kodit Zgjedhor tanimë është dërguar në Kuvend. Kryetari i Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE, nuk e cakton seancën në të cilën duhet të përgatitet listë me kandidatët e paraqitur nga shpallja për anëtarë të KSHZ-së. Me këtë do të fillonte procedura për zgjedhjen e të njëjtëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP