Limaj: Nuk do të ndalem deri sa të gjejmë një zgjidhje për dialog

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka deklaruar se partitë politike duhet të arrijnë një konsensus dhe të vazhdohet me dialogun me palën serbe.

Limaj ka thënë se do të vazhdojë të bisedojë më të gjitha grupet parlamentare, deri sa të arrijnë një zgjidhje.

“Do të ulem me secilin të bisedoj , sepse është më së miri të jemi të bashkuar, jam takuar edhe me Isa Mustafën dhe me grupet tjera parlamentare. E di që mund ta gjejmë një rrugë të bashkëpunimit dhe nuk do të ndalemi deri sa të arrijmë një zgjidhje”, tha Limaj në Klan Kosova, përcjellë Gazeta Blic.

Limaj është shprehur i bindur se kjo zgjidhje do të arrihet shumë shpejt, dhe Kosova do të jetë e përgatitur për fazën finale të dialogut me Serbinë.

Zëvendësministri Limaj, ka thënë se nëse liderët politik nuk bashkohen për dialog, Kosova do të humb shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP