Vuçiqin e shqetëson “obsesioni” i Prishtinës për veriun e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk e brengosin deklaratat e liderëve të Luginës së Preshevës, që kanë thënë se duan të drejta të barabarta me serbët e Kosovës, raporton KTV.

Sipas tij, shqetësues është obsesioni i Prishtinës me veriun e Kosovës.

‘Kushti im në bisedime ndaj shqiptarëve dhe evropianëve, është që të mos ketë sulme ndaj serbëve, të mos ketë tentim për marrjen e territorit, të mos ketë arrestime sa herë që i teket dikujt”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka shtuar se nuk ka dashur të deklarohet në ditën e arrestimit të pesë serbëve për të mos ngritur tensione.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button