Xhafaj në Vlorë flet për zhdukjen e kanabisit

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka shkuar sot në Vlorë për të folur për sigurinë dhe kriminalitetin. Këtë vit do të zerohet kultivimi i kanabisit, tha ai.

“Nga pikëpamja e kultivimit të kanabisit, gjithë zona e Vlorës ka rezultate të pakrahasueshme me vitin e kaluar, që ka qenë një vi t jashtëzakonshëm nga ky këndvështrim dhe jo më të viteve të mëparshme dhe gjithë kjo është rrjedhojë së pari e vetë qytetarëve e banorëve të Vlorës. Çdo opozitë natyrisht nuk ka për detyrë të përkëdhelë qeverinë, po duhet të jetë e përgjegjshme për atë çfarë bën dhe atë çfarë thotë. Është dhe një dëm që i bëhet imazhit të vendit, të qytetarëve dhe të vetë qytetit të Vlorës. Ne jemi këtu për të bërë detyrën tonë, dhe besoj që treguesit e sigurisë dhe kriminalitetit në tërësi në vend, po veçanërisht në qytetin e Vlorës janë në përmirësim dhe do të jenë akoma më shumë në vazhdim”, tha Xhafaj, përcjell Tch.

Sipas ministrit ka prezencë të shtuar të policisë në zonat turistike, duke sjellë shërbime të specializuara dhe mjete shtesë.

“Ne kemi një rritje të shtuar të prezencës të policisë, kemi sjellë forca policie dhe nga zonat e tjera po dhe shërbimet e specializuara që kemi në Tiranë, kemi sjellë dhe mjete shtesë për të fuqizuar kapacitetet logjistike të shërbimeve policore në qarkun e Vlorës”, tha Xhafaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button