Mbretëresha Elizabeth pëlqen Meghan Markle më shumë se Diana, ka arsye të forta

Meghan Markle & Queen Elizabeth po bëhen gjithmonë e më të afërta me njëra-tjetrën. Një burim nga familja mbretërore ka treguar ekskluzivisht për HL pse Mbretëresha e pëlqen Meghan më shumë se Princesha Diana, nëna e Princit Harry, e cila vdiq tragjikisht në moshën 36-vjeçare, transmeton Class.

Si po shkon raporti i Meghan Markle dhe Mbretëreshës Elizabeth? Një burim i brendshëm nga familja mbretërore tha se Mbretëresha ka krijuar një kimi të mirë me Meghan. “Mbretëreshës, me të vërtetë, i  pëlqen shumë Meghan, madje edhe më shumë nga sa i ka pëlqyer Princesha Diana”,- citon burimi. “Mbretëresha ndihet shumë komode me Meghan-in. Ato flasin shumë me njëra-tjetrën, bëjnë shaka, madje ajo e fton të jenë bashkë edhe në daljet publike. Këtë gjë e bënte gjithmonë e më rrallë (për të mos thënë asnjëherë) me Dianan, nënën e Harry. Mbretëresha e merr Meghanin kudo që shkon, madje e ka kthyer gati në ndihmësen e saj. Mbretëresha duket shumë më e afërt me Meghan sesa ishte me Diana-n. Me të nuk kalonte kohë pothuajse fare.

Kur vjen puna tek nusja e re e familjes mbretërore, Mbretëresha, me sa duket, e kupton që Meghan është natyrë më e afruar. “Mbretëresha ndihet rehat me Meghan, Diana ishte më e ftohtë,”– vazhdon burimi. “Diana ishte forcë, ndërsa Meghan, është amerikane, shumë më e thjeshtë dhe më e afruar, ndaj edhe Mbretëresha e ka më të lehtë për ta pasur më afër vetes. Fakti që Mbretëreshës i pëlqen shumë Meghan dhe shoqëria me të, e bën edhe Harry-n të lumtur, sepse edhe Meghan e do atë.

Megjithatë, sipas raporteve të fundit të mediave britanike, edhe pse Meghan po kalon shumë mirë me familjen mbretërore, me të cilën duket se është përshtatur shumë shpejt duke lënë edhe karrierën dhe gjithçka tjetër jashtë, sërish i mungon familja e saj e vjetër Suits. Pasi vizitoi Kampin e Emigrantëve në Dublin, Meghan takoi aty edhe një përfaqësuese, Fiona Moore, e cila rrëfeu më vonë për Daily Mail. “Unë jam fanse e zjarrtë e Suits dhe i thashë Meghan që më mungon shumë, ndërsa ajo m’u përgjigj: “Edhe mua.” Dhe ishte e sinqertë…”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button