Han: Të mos ketë bllokada gjatë inkuadrimit të vendeve nga Ballkani Perëndimor

Eurokomisari për zgjerim dhe politikë të fqinjësisë, Johanes Han, sot kërkoi nga anëtaret e BE-së të mos i bllokojnë proceset e negociatave inkuadruese të vendeve kandidate për anëtarësim në Union nga Ballkani Perëndimor.

“Nevojitet ta përparojmë punën në rrugën drejt vendimit përfundimtar për anëtarësim. Ky vendim final çdoherë merret njëzëri”, tha Han.

Ai theksoi se Komisioni evropian në Strategjinë e vet për zgjerim propozoi që të vendoset dispozita se vendet anëtare e BE-së të mos mund të vendosin veto dhe t’i bllokojnë negociatat inkuadruese të shteteve nga Ballkani Perëndimor.

Јоханес Хан ЕПА

“Shpesh ballafaqohemi që një ose dy anëtare të BE-së, e në pyetje janë vende të ndryshme, të kenë qëndrime të ndryshme për disa çështje dhe nevojitet kohë që ato të binden dhe të arrihet marrëveshje rreth asaj për çka janë pajtuar 26 ose 27 vende”, shtoi Han.

Sipas tij, “marrja e së drejtës së vetos” do të ishte vetëm për vijimin e negociatave qasëse, ndërsa zgjidhja për pranim të anëtarëve të reja në BE edhe më tej do të bëhej njëzëri dhe me përkrahjen e të gjitha anëtarëve të Unionit.

Gazeta zagrebase “Veçernji list” dje publikoi se Komisioni evropian është përgatitur në vjeshtë të propozojë sistem të ri të marrjes së vendimeve lidhur me negociatat për anëtarësim në BE, me ç’rast më nuk do të nevojitet vendim unik i të gjitha vendeve anëtare, por vetëm shumicë e kualifikuar.

европска унија.jpg

“Komisioni evropian po përgatitet në vjeshtë të propozojë që në të ardhmen për negociatat inkuadruese për shtetet kandidate për anëtaërsim në BE, më të mos nevojitet vendim unik i të gjitha vendeve anëtare, por shumicë e kualifikuar, me çka do të mund të mbivotohen ata që do të tentonin të bllokojnë”, njofton gazeta.

Sipas “Veçernje list”, propozimi i tillë ka të bëjë me përvojat e deritanishme të këqija në negociatat, si në rastin me Kroacinë, e cila tentoi, por nuk arriti, t’i bllokojë negociatat me Serbinë në kapitullin 23 për jurisprudencën.

Gazeta njofton se me propozimin e Eurokomisionit do të konfirmohen tema nga politika e jashtme dhe e sigurisë dhe zgjerimit, për të cilat vendimet nuk do të merren me konsenzus, por me shumicë të kualifikuar, si “përkrahje nga të paktën 55 për qind nga vendet anëtare ku jetojnë të paktën 65 për qind nga banorët e BE-së”.

Megjithatë, gjatë vendimit përfundimtar për pranim të anëtares së re në BE, do të nevojitet konsenzus, që nënkupton se secili shtet anëtar do të ketë mundësi për veto”, shton “Veçernji list”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button