Binali Yıldırım zgjidhet kryetar i Parlamentit të Turqisë

Binali Yıldırım, deputet i Partisë në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) dhe ish-kryeministri i fundit i Turqisë, u zgjodh kryetar i Asamblesë së Madhe të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Yıldırım u zgjodh në raundin e tretë të votimit në paralamentin turk, ku votën shfrytëzuan gjithsej 584 deputetë.

Binali Yıldırım nga radhët e AK Partisë mori 335 vota, i nominuari i Partisë Republikane Popullore (CHP) Erdoğan Toprak 135 vota, deputetja e partisë HDP Meral Danış Beştaş 63 vota, deputeti i Partisë İYİ Hayrettin Nuhoğlu 40 vota dhe deputeti i Partisë Saadet Cihangir İslam 5 vota, ndërkohë që 6 vota kanë rezultuar të palvefshme.

Yıldırım në raundin e tretë të votimit siguroi shumicën e nevojshme prej 301 votash, duke u zgjedhur kryetari i 28-të i parlamentit të Turqisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP