Haradinaj: Kancelarja Merkel tha që ende kemi punë me vizat

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se Gjermania luan rol të rëndësishëm dhe është një faktor i rëndësishëm në çështjen e dialogut me Serbinë.

“Sa i përket dialogut me Serbinë, Gjermania është faktor i rëndësishëm dhe shihet se institucionet e BE-së, komisioneres Mogherini, dhe Hahn është shumë i rëndësishëm roli i qeverive nacionale. Unë kam kërkuar kaherë ndihmën e Washingtonit, në këtë proces sepse e kam pa që nuk mjafton, edhe ajo gjendje e kam pa që është e njëjtë pa hy këta të majtë në punë nuk besoj që kryhet”, tha Haradina, transmeton Kallxo.com.

Sa i përket çështjes së vizave, Haradinaj tha se kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se Kosovës i duhet ende punë.

“Te vizat kancelarja Gjermane ishte e kujdesshme, tha që ende keni punë dhe presin vlerësimin e komisionit nuk dalin pa vlerësim para komisionit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP