Rama: Besoj në një zgjidhje të shpejtë mes Serbisë dhe Kosovës

Besoj në një zgjidhje të shpejtë mes Serbisë dhe Kosovës, shprehet kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug”.

“Unë mendoj se çdo gjë është në dorë të dy presidentëve dhe të dy palëve, sigurisht që Shqipëria është shumë e interesuar për të gjetur një zgjidhje dhe natyrisht që Shqipëria nuk flet kurrë në emër të Kosovës, por për Kosovën dhe sërish unë e di që këndvështrimi ynë nuk është se është i kënaqshëm, kur dëgjohet nga Beogradi, por opinioni ynë mbetet opinioni ynë me njohje të plotë dhe një zgjidhje përfundimtare do të ishte më e mira për fëmijët në Serbi, në Kosovë dhe në Ballkan”, thotë Rama.

Ai shpreson në një epilog të shpejtë duke i vlerësuar shumë përpjekjet e presidentit serb, Vuçiq për të vazhduar në këtë proces dhe për të arritur një zgjidhje.

“Sipas këndvështrimit tim njohja e plotë mbetet e vetmja alternativë për të zgjidhur këtë çështje që ka zgjatur për një kohë të gjatë dhe e vetmja mënyrë për të lënë pas vështirësitë e të kaluarës së përgjakshme dhe konfliktuale”, deklaroi Rama në intervistë për Tanjugun

Rama e klasifikon dialogun si shumë të vështirë, por përsëri ka nota optimizmi se se atje ku ka vullnet do të ketë një zgjidhje.

“Sërish, unë do të doja të inkurajoja të dyja palët, për të vazhduar më tej dhe se ne e mbështesim dialogun dhe jemi në dijeni që nuk është i lehtë dhe shpresoj shumë që serbët në Kosovë dhe shqiptarët në Kosovë do të kenë një jetë më të mirë më vonë”, thotë Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP