Nuk ishte në stadium! Presidentja e Kroacisë foto me Ramën

U mësuam ta shihnim në tribunat e stadiumit, ndërsa Kroacia luante në Botëror, Presidenten Kolinda Grabar-Kitaroviq, por në një fitore historike si ajo e së mërkurës, ajo mungoi.

Në Bruksel është duke u mbajtur Samiti i NATO-s dhe Presidentja nuk mund ta anashkalonte këtë dhe të ishte në ndjekje të Kombëtares së saj në Botëror, transmeton TCH.

Megjithatë, Presidentja gjeti përkrahjen e Kryeministrit Rama, me të cilin realizoi edhe një foto pas triumfit.

Fotoja u postua më pas nga Kryeministri Rama në profilin e tij në “Facebook”, duke e vlerësua atë si foton e ditës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP