Thaçi: Rusia duhet të njoftohet nga afër për bisedimet Kosovë-Serbi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur sot për takimin me kryeministrin rus, Dimitry Medvedev, gjatë vizitës së tij në Turqi.

Duke e konsideruar si takim të shkurtë, kreu i vendit tha se me kryeministrin rus diskutuan për hapat fillestar për komunikim në mes shtetit kosovar dhe atij rus.

Thaçi u shpreh se ata bashkërisht arritën në një konkludim se arritja e një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë do të çojë drejt ndryshimit të qëndrimit të Rusisë ndaj Kosovës, transmeton kp.

“Kemi diskutuar për mundësinë e fillimit të hapave fillestarë të komunikimit në mes të shtetit të Kosovës dhe Rusisë. Gjithashtu kemi diskutuar për procesin e negociatave Kosovë Serbi dhe mundësitë që Rusia të informohet më nga afërt dhe është konkludim i përbashkët se arritja e marrëveshjes së Kosovës dhe Serbisë do të hapë një perspektivë të sigurt që edhe Rusia të ndryshojë qëndrimin në raport me shtetin e Kosovës”, u shpreh Thaçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP