Britania e Madhe gjobit Facebook-un lidhur me skandalin ‘Cambridge Analytica’
Enti Rregullator britanik për Mbrojtjen e të Dhënave (ICO) njoftoi se do të gjobisë me 565 mijë Facebook-un pas skandalit së “Cambridge Analytica” dhe përdorimit të të dhënave personale të miliona përdoruesve pa pëlqimin e tyre.
ICO-ja nisi një hetim në vazhdën e kësaj çështje që përfshin rreth 87 milionë përdorues të gjigandit amerikan të rrjeteve sociale, për të hedhur dritë në lidhje me ndërhyrje të mundshme në referendumin për largimin e Britanisë së Madhe nga BE-ja në qershor të vitit 2016, përcjell Telegrafi.
Facebook është përfshirë në një situatë delikate prej disa muajsh në skandalin “Cambridge Analytica”. Kjo kompani britanike është e akuzuar se ka mbledhur dhe përdorur pa aprovimin e përdoruesve të dhëna personale për qëllime politike, për të avantazhuar alternativën pro-BREXIT në Britaninë e Madhe dhe Donald Trump në presidencialet amerikane në vitin 2016.
Grupi e pranoi edhe vetë personalisht se ka qenë në dije që në vitin 2015 se të dhënat personale kishin mbërritur deri në Cambridge Analytica.