Paradoksi i NATO-s: Të bashkuar kundër Rusisë, të ndarë nga Trumpi

Aleanca e NATO-s ka nisur të mërkurën samitin dy-ditor në kërkim të fuqizimit të ushtrisë më shumë se kurrë më parë prej Luftës së Ftohtë teksa planifikon të zgjerohet për të frenuar fuqinë ruse, transmeton Reuters.

Ndonëse NATO-ja ka arsye për t’u ndjerë triumfaliste teksa nis samitin në selinë e re në Bruksel në vlerë të miliarda dollarëve, disa liderë të samitit, duken të shqetësuar para se të përballen me liderin de fakto të aleancës, presidentin amerikan, Donald Trump, i cili pritet të jetë i ashpër sa i përket shpenzimeve për mbrojtje, përcjellë  REL.

Akuzat se Rusia është duke tentuar të destabilizojë Perëndimin me sulme kibernetike kanë hapur rrugën për zgjerim më të madh të alecanës veriatlantike.

Takimi bashkon më shumë se 40 krerë të qeverive, duke përfshirë 29 aleatë dhe partnerë që nuk janë anëtarë të NATO-s, nga Finlanda deri në Afganistan.

NATO-ja pritet të zgjerohet sërish, pas pritet dërgimi i ftesës për Maqedoninë drejt nisjes së bisedimeve për anëtarësim, duke sfiduar paralajmërimet ruse kundër zgjerimit të bllokut të udhëhequr nga SHBA-ja më thellë në Ballkan.

Mirëpo komentet e Trumpit për disa udhëheqës të qeverive aleate rreth shpenzimeve të tyre në aleancë, në këmbim të strehimit nën strehën e SHBA-së, ka vendosur në pozitë të palakmueshme liderët.

“NATO-ja nuk na ka trajtuar drejtë. Ne pagujmë shumë dhe ata paguajnë shumë pak”, ka thënë Trump derisa është larguar nga Shtëpia e Bardhë të martën në udhëtimin e tij drejt Evropës, që përfshin edhe vizitat në Britani dhe Finlandë.

Në Helsinki, lideri amerikan do të takohet me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Pavarësisht se sesionet janë menduar mirë ashtu sikur edhe darkat e liderëve në muzeun në Bruksel, të njëjtat kanë pak mundësi për të zbutur qëndrimet e Trumpit, kanë thënë diplomatët e NATO-s, të cilët kanë treguar shqetësimet e tyre një vit më parë kur i kanë bërë ftesë liderin të SHBA-së për të marrë pjesë në darkën speciale.

Në atë kohë Trump u pati bërë thirrje aleatëve të NATO-s të bëjnë më shumë për të ndalur terrorizmin.

Mision i ri

Askush nuk e si sigurt se çfarë do të flasë Trump në NATO, mirëpo diplomatët janë të shqetësuar se liderët evropianë mund të reagojnë dhe situata mund të përkeqësohet.

Për dallim nga komentet e tij të fundit, ku ka goditur aleatët, Trump ka folur me tone tjera para se të nisej në udhëtim.

“Do të punojmë që të gjitha shtetet të jenë të lumtura”, është shprehur ai.

Trump mund të synojë të marrë merita për rritje të shpenzimeve evropiane, të cilat tani konsiderohen arritje qeveritare.

NATO-ja është pajtuar më 2014 se secili anëtar duhet të rrisë shpenzimet ushtarake për 2 përqind, varësisht nga bruto prodhimi i brendshëm deri më 2024.

“Aleatët mund të pranojnë kritika të vogla nëse SHBA-ja vazhdon të jetë garantues, mirëpo nëse Trump kërcënon me largim nga NATO, atëherë do të ishte shumë e vështirë”, ka thënë diplomati i NATO-s që ka qenë i përfshirë në organizim të samitit.

E themeluar më 1949 për të luftuar kërcënimin sovjetik, NATO-ja është e bazuar në bashkëpunim të thellë me SHBA-në, e cila krijon siguri për Evropën përmes arsenalit të saj bërthamor.

Mirëpo aleanca ka krijuar mision të ri prej vendimit të Rusisë për të aneksuar Krimenë më 2014, duke dërguar batalione në Baltik dhe Poloni për të luftuar ndonjë sulm të papritur rus.

“Imazhi i Rusisë nuk varet vetëm në organizimin e Kampionatit të Futbollit për Kupën e Botës”, ka thënë presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

“Askush nuk duhet të harrojë thelbin e politikës dhe marrëdhëniet ndërkombëtare me Rusinë”, ka thënë Tusk, i cili ka qenë kryeministër polak.

Ndonjë biznes tjetër?

Presidenti amerikan, njehërësh komandanti i përgjithshëm i fuqisë më të madhe ushtarake në botë, ka dhënë shenja se ka edhe çështje tjera që mund të diskutojë, duke përfshirë biznesin jashtë NATO-s, siç janë marrëdhëniet tregtare me Evropën.

Deri tani ai ka vendosur tarifa në eksportet evropiane të çelikut dhe aluminit dhe është duke kërcënuar se do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në vetura.

“Ne humbim 151 miliardë dollarë në tregti me Bashkimin Evropian. Ata na kanë vënë tarifa të mëdha” ka thënë Trump në Twitter, duke përmendur deficitin tregtar të SHBA-së me BE-në, pavarësisht se blloku dhe qeveria amerikane kanë thënë se shifra është më e vogël, duke përfshirë shërbimet tjera siç janë financat, ku Shtetet e Bashkuara kanë tepricë.

Pamje nga samiti i G7-ës në Kanada.
Pamje nga samiti i G7-ës në Kanada.

Duke kujtuar takimin e shtatë shteteve më të industrializuara në qershor, ku Trump pati refuzuar deklaratën finale të samitit, të dërguarit e NATO-s, nuk i kanë lënë asgjë rastit, duke negociuar deklaratën e samitit të Brukselit me përpikëri disa ditë përpara dhe duke treguar vendosshmëri në politikat mbi Rusinë dhe Irakun.

Pozicioni i Trumpit vazhdon të jetë i paqartë. “Ai mund të shfuqizojë gjithçka me një postim në Twitter”, ka thënë një diplomat i NATO-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP