Ende ka gara me motoçikleta nëpër bulevardet e Shkupit

Premtim: NDALESË TË GARAVE E MOTOR QË TË FLEMË TË QETË!

Do t” japim fund vozitjes së papërgjegjshme, nëpër orët e vona të natës, në Karposh. Garave buçitëse me motoçikleta dhe vetura do të ju qasemi nga të gjitha anët, sepse nuk e kanë vend në pjesën rezidenciale të qytetit. Me ndihmën e policës për çdo ditë, si dhe me intervenime në dizajnin e rrugëve, punojmë të këtij problemi t’i vijë fundi dhe të mundësojmë gjumë të qetë dhe pushim për banorët e Karposhit. 

Premtimi i kryetarit të Qytetit të Shkupit, Petre Shillegov, dhënë në zgjedhjet lokale në vitin 2017 e do të ndalojë garat me motoçikleta dhe me vetura nëpër Shkup, deri më tani (06.07.2018) është realizuar pjesërisht.

Shillegov dha premtimin me qëllim që të ndërpritet organizimi i garave ilegale me motoçikleta dhe të përmirësohet siguria në komunikacion nëpër rrugët e Shkupit. Premtimi dhe përgjigja e kërkesës së qytetarëve që të ndërpriten garat të cilët më së shpeshti janë organizuar nëpër bulevardet e Karposhit “Partizanja” dhe “Metropolit Teodosij Gologanov”, por edhe nëpër bulevardet e tjera të Shkupit dhe rrugët “Jane Sandanski”, “Serbi”, “Xhon Kenedi”, “Lazo Trpovski”, “Brigada e dytë maqedonase”, “Hristijan Todorovski Karposh”, “Cvetan Dimov”.
Premtimi është pjesë e programit të Shillegovit, “Jetë për Shkupin, jetë për të gjithë” në pjesën “SYNERGJIA E QYTETIT ME KOMUNAT – “Shkup-Karposh” në faqe 38.

Petre Shillegov dhe Stefan Bogoev si kandidatë dhe kryetar të komunës së Shkupit dhe Karposhit në fillim të fushatës në gusht të vitit të kaluar premtuan se do komunikacion në Shkup do ta bëjnë më të sigurt.

Do të ndërtojmë infrastrukturë së bashku me ju dhe do të bëjmë komunikacionin në Shkup të Sigurt për atë se komunikacionin nuk nënkupton vetëm rrugë, me komunikacion nënkuptohet edhe personat që ecin në këmbë dhe biçikleta, moped dhe transport publik (Shillegov me 25.09.2017). 

Pyetjes së “Vërtetmatësit” se çfarë është ndërmarr që të ndalohet garat e egra me motoçikleta nëpër rrugët e Shkupit, nga Qyteti na u përgjigjen:

Regjimi i komunikacionit për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacionin e rrugëve të qytetin janë të saktësisht të shkruara për të gjithë, përfshirë edhe përdoruesit e motoçikletave, do të duhet t’i respektojnë, para që gjithash në interes të mbrojtjes dhe sigurisë në komunikacion. Rregullimi i komunikacionit është nën kompetenca të policisë së komunikacionit dhe ato janë subjekte të cilët duhet të sanksionojë mosrespektimin e rregullave të komunikacionit, 

Policia e Shkupit prej prillit të këtij viti i ka intensifikuar kontrollet në komunikacion për ndërprerjen e garave të atilla. Kontrollet e tilla të policisë, janë ndërmarr që në qershor të vitit të kaluar kur ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në twitter njoftoi: “fund të garave të egra dhe rrugë më të sigurta në Shkup”. 

Kryetari i Komunës së Karposhit, Bogoev, në maj të këtij viti në ngjarjet për përmirësimin e sigurisë së komunikacionit në Karposh, njoftoi intensifikim të komunikacionit me SPB Shkup:

Karposh intensifikoi bashkëpunimin me SPB Shkup, me qëllim që të ndalohen garat përgjatë “Partizanes” të cilat paraqesin problem serioz për qytetarët të cilët jetojnë në këtë pjesë, por edhe për sigurinë e përgjithshme në komunikacion në Shkup”.(Bogoev në profilin e vet në facebook).

Në zgjidhjen e problemit u përfshinë edhe anëtarët e motoklubit “Noqni vollci” (Ujqërit e natës) të cilët thonë se është e nevojshme një zgjidhje sistematike dhe kontroll i komunikacioneve pas periudhës së mesnatës kur edhe organizohet gara të këtilla në Shkup. Si një prej mundësive, sipas tyre, është ndërtimi i motopistës shumëqëllimshe

Hapja  e motopistës së specializuar do të sjell deri te rritja e sigurisë në komunikacion. Kjo mund të ndihmojë, disa prej këtyre njerëzve të varur nga shpejtësia që nevojat e tyre t’i përmbushin në këtë pistë, gjegjësisht të hiqen prej rrugëve. Gjithsesi nuk mund të jemi të sigurt se me këtë do të ndalohen edhe garat nëpër rrugë, për shkak se është e nevojshme një zgjidhje sistematike, por do të zvogëlohet rreziku i përdoruesve të motorëve që t’i ekspozohen rrezikut dhe që t’i ekspozojë ndaj rrezikut edhe pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion, deklaroi për “Vërtetmatësin, Lenin Jovanovski, anëtar i motoklubit “Noqni Vollci”. 

Përsëri, edhe përkrah dëshirës që t’ju vijë fundi garave motorike rrugëve të Shkupit dhe aksioneve të rregullta të policisë, garat me motor nëpër rrugët e Shkupit akoma nuk janë ndaluar, edhe pse siç thonë qytetarët kohën e fundit janë më të rralla.

Sipas verifikimit të bërë, premtimi i Petre Shillegov, kryetarit të Komunë së Qytetit të Shkupit, dhënë gjatë kohës së zgjedhjeve lokale në programin e tij “Jetë për Shkupin, jetë për të gjithë”, se do të ndalojë garat me motoçikleta dhe vetura në Karposh, i vlerësojmë si pjesërisht të realizuar. 

Burimi: Vërtetmatesi

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP