Marsh përkujtimor i gjenocidit në Srebrenicë

Me rastin e shënimit të 11 korrikut, dita kur ndodhën vrasjet masive në Srebrenicë, organizatat boshnjake në Maqedoni, sot do të mbajnë marsh të titulluar “Përkujtimi i gjenocidit në Srebrenicë”.

Marshi do të realizohet në kohën prej orës 17 deri në orën 18, ndërsa pika e nisjes është nga parku i Çairit tek Vero nëpër rrugën “Cvetan Dimov”- Bit Pazar dhe Çarshia e Vjetër e Shkupit – Xhamia e Murat Pashës – Shtëpia e mallrave “Most”- përmes Urës së Gurit deri te sheshi “Maqedonia”.

Në shesh është paraparë edhe performancë dhe leximi i deklaratës së përvjetorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP