Mogerini: Ballkani Perëndimor lëviz sigurt drejt ardhmërisë në BE

Samiti për Ballkanin Perëndimor në Londër dëshmon se Bashkimi Evropian vazhdon ta përforcojë bashkëpunimin me rajonin me përkushtim të qartë dhe masa konkrete, duke u fokusuar në tre fusha kyçe të bashkëpunimit – ekonomi, siguri dhe pajtim, vlerësoi përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federika Mogerini.

Në fjalimin në Samitin në Londër, Mogerini theksoi se vitet e kaluara “të gjithë së bashku punuam në afrimin e rajonit drejt BE-së në kuptimin politik, ekonomik dhe të sigurisë”.

“Dhe pamë rezultate dhe zgjidhje të dukshme të çështjeve më të vështira dypalëshe. Ballkani Perëndimor sigurisht ec përpara. Sot sërish konfirmojmë se bashkërisht me rajonin në atë rrugë e ndajmë përkushtimin drejt ardhmërisë së përbashkët”, theksoi Mogerini, e cila në samitin në Londër e përfaqësoi Bashkimin Evropian.

Западен Балкан Самит

Krahas Mogerinit, si përfaqësues të BE-së në Samitin merr pjesë edhe eurokomisarët për zgjerim dhe politikë fqinjësore dhe për siguri, Johanes Han dhe Xhulijan King.

Në Samitin në Londër mori pjesë edhe delegacioni i Maqedonisë i udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button