Kriza e qeverisë në Londër, analisti Judah: Ende herët për kolaps

Boris Johnson tronditi opinionin me dorëheqjen e tij një ditë më parë. Largimi i tij dhe i Sekretarit për “Brexit”-in, David Davis, e vënë para të panjohurave të mëdha qeverinë britanike, transmeton REL.

Tim Judah mendon se Johnson u ndie në njëfarë mënyre i detyruar që ta pasojë Davisin, të shënjestruar ashtu si dhe vet ai të premten nga akuza për tradhti kundrejt “Brexit”-it.

“Por, ajo nuk është fare pa strategji”, mendon analisti i “The Economist”.

Johnson, sipas tij u largua edhe sepse e sheh këtë si të vetmen rrugë për t’i mbajtur gjallë ambiciet e tij për lidership. “Është herët të thuash nëse ky është fillimi i kolapsit të qeverisë ‘May’. Nëse vala e dorëheqjeve vazhdon, atëherë do të ketë një shembje të ekzekutivit”, arsyeton Judah, por ndërkohë mund të ndodhë që të ketë edhe përpjekje për lëvizje stabilizuese.

Pyetja e radhës është “çfarë ndodh me Brexit-in nëse e jep dorëheqjen edhe vet Theresa May?”.

Logjika e publicistit dhe gazetarit të njohur është e thjeshtë. “I gjithë procesi do të ndalet, sepse nuk do të ketë më një qeveri të mirëfilltë që të negociojë me BE-në. E meqenëse nuk ka mbetur shumë kohë, do të krijohet një situatë shumë problematike, sepse do të paraqitet nevoja të kërkohet shtyrja e daljes nga Bashkimi Europian”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button