Ministri serb: Të ndërpriten negociatat me Prishtinën

Nenad Popoviq, ministër i Inovacionit dhe Zhvillimit Teknologjik, ka thënë se të gjitha negociatat me Prishtinën duhet të ndërpriten dhe vendimet ekzistuese që ishin rezultat i zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit duhet të rishikohen.

“Arrestimi i sotëm i serbëve në Kosovë nga autoritetet separatiste shqiptare është padyshim një hyrje në një valë të re të dhunës ndaj popullit serb,” tha ai në një deklaratë për media, transmeton Klan Kosova.

Mëngjesin e sotëm janë arrestuar pesë serbë në Shillovë të Gjilanit si të dyshuar për përfshirje në veprimtari kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës. Të njëjtit janë liruar pasdite me procedurë të rregullt.

Mediat serbe raportuan se pesë serbët u arrestuan nën dyshimin se kanë ushtruar presion ndaj pjesëtarëve serb të FSK-së për t`u larguar nga shërbimi, transmeton Klan Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP