Kriza e ujit në Iran është në situatë të rëndë

Deputeti iranian, Hidayetullah Hadimi, theksoi se kriza e ujit në rajonin Huzistan ka arritur në situatë të rëndë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Hadimi në deklaratën për Agjencinë e Lajmeve të Parlamentit Iranian ICANA, bëri thirrje që “të merren masa për krizën e ujit dhe problemeve mjedisore në rajonin Huzistan”.

“Problemi i ujit dhe energjisë elektrike, tharja e burimeve ujore dhe problemet mjedisore janë në situatë të rëndë”, tha Hadimi.

Ai tha pasi që popullata ka protestuar në qytetin Khorramshahr kundër problemit të ujit, janë marrë masa, por situata në Ize dhe Bagmulk është shumë më rëndë.

Hadimi më tej duke paralajmëruar se kriza e ujit në verilindje të vendit mund të përkeqësohet edhe më shumë në një ardhme të afërm, tha se “Sigurimi i rajonit me ujë, duhet të jetë prioriteti i presidentit Hasan Ruhani”.

Thatësira në Iran për shkak të zvogëlimit të reshjeve dhe burimeve ujore po shkakton krizë të ujit në vend. Njerëzit gjithashtu duhet të blejnë ujë nga cisterna për shkak të ujit të kripur që rrjedh nga çezmat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button