Mungesa e urës nuk ua ndalon shkuarjen në shkollë, lumin e kalojnë me anë të shportës së improvizuar (Video)

Nxënësit nga një fshat në thellësi të Davao Oriental të Filipineve, kanë krijuar një shportë nga degët e bambusë, me të cilën kalon nëpër litar që të dalin në bregun tjetër të lumit.

Kjo është mënyra e vetme që ata të kalojnë këtë pjesë dhe të shkojnë në shkollë, sepse në atë zonë nuk ka urë dhe nuk po ndërmerret asgjë për ta ndërtuar,  transmeton Telegrafi.

Kur nuk ka të reshura dhe niveli i ujit është shumë i ulët, ata e kalojnë duke kërcyer mbi gurë. Por, njëjtë nuk mund të veprojnë edhe kur fillojnë monsunet dhe lumi është shumë i rrëmbyeshëm.

“Është paska e frikshme, por mbetet mënyra e vetme që ne të shkojmë në shkollë”, ka thënë një prej nxënësve.

Filmimi i postuar më poshtë, e tregon formën e lëvizjes së shportës së improvizuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP