Maqedoni, para syve të motrës ndërroi jetë një vajzë nga Kosova në Liqenin Treska

Dje rreth orës 16 e 55 në Njësinë e informacioneve dhe komandave të policisë është lajmëruar një qytetar i cili ka denoncuar se në Saraj, në ujërat e Liqenit Treska e ka parë një vajzë e cila ishte përmbytur dhe kërkonte ndihmë. Nga qytetarët pastaj është nxjerrë dhe është vendosur në breg dhe sipas denoncimit të tij, ajo ende jepte shenja për jetë. Por, kur ka arritur Ndihma e Shpejtë nga ana e mjekut është konstatuar vdekja e saj, transmeton Portalb.mk.

Vajza që është përmbytur është nga Kosova me iniciale M.C (31)  e cila ishte mysafir te motra e saj në Shkup. Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur pasi ato kanë dalur të shëtisin rreth Liqenit Treska ku M.C ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujë.

Policia njofton se është kryer ekpertisë në vendngjarje pas urshrit të prokurorit publik dhe trupi është dhënë për autopsi

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP