Ibrahimoviç: Suedia mund ta fitojë Anglinë

Ish-lojtari i kombëtares së Suedisë, Zllatan Ibrahimoviç deklaroi se beson që ekipi kombëtar i vendit të tij mund ta fitojë Anglinë në çerekfinalen e Kampionatit Botëror në Rusi, raporton Anadolu Agency (AA).

Me 62 gola të shënuar në 116 ndeshje në fanellën e Suedisë, Ibrahimoviç para dy vitesh i tha lamtumirë kombëtares, ndërsa për gazetën “Expressen“ sot komentoi ndeshjen e çerekfinales që do të luhet të shtunën në Samara.

“Do të jetë një duel me shumë emocione. Do të fitojë skuadra që më mirë do të kontrollojë emocionet”, tha Ibrahimoviç.

Duke theksuar se Anglia është një kundërshtar ndaj të cilit është vështirë të shënohet gol, Ibra tha se beson që Suedia mund ta fitojë nëse vazhdon të luajë siç ka luajtur deri më tani në Rusi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button